Tragjedi para diplomimit: Babai dyshohet se vr*u familjen dhe më pas veten
- 12 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Nebraska të SHBA-së, ku një burrë 42-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten dhe dy djemtë e tyre, përpara se t’i jepte fund jetës.
Sipas raportimeve, viktimat janë identifikuar si Jeremy Koch, 42 vjeç, bashkëshortja e tij Bailey Koch, 41 vjeç, si dhe dy djemtë e çiftit, Hudson, 18 vjeç, dhe Asher, 16 vjeç. Tragjedia ndodhi më 10 maj, vetëm pak orë para ceremonisë së diplomimit të Hudsonit nga shkolla e mesme.
Autoritetet dyshojnë se Jeremy Koch sulmoi fillimisht familjen e tij me thikë dhe më pas kreu vetëvrasje. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë, ndërsa komuniteti lokal ka mbetur i tronditur nga humbja e katër anëtarëve të së njëjtës familje.
Probleme familjare dhe sfida me shëndetin mendor
Mediat amerikane raportojnë se familja kishte folur më herët publikisht për vështirësitë që po përjetonte Jeremy Koch me shëndetin mendor. Sipas të afërmve, ai kishte kaluar periudha të gjata depresioni dhe kishte marrë trajtim për problemet e tij psikologjike.
Ngjarja ka rikthyer debatin mbi rëndësinë e mbështetjes për personat që përballen me probleme të shëndetit mendor dhe nevojën për ndërhyrje të hershme në rastet e krizave familjare.
“KORÇA BOOM”
















