E tmerrshme! Nëna dhe djali gjenden të m*sakruar, dalin në dritë detaje tronditëse
- 21 hours ago
- 2 min read
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e dyfishtë që tronditi Longos Aigio në Greqi, ku humbën jetën një 54-vjeçare dhe djali i saj. Për ngjarjen është arrestuar partneri italian i gruas, një 65-vjeçar, i cili vijon të mohojë çdo përfshirje në krim.
Sipas hetimeve paraprake, 54-vjeçarja ka marrë më shumë se 20 goditje me thikë, ndërsa djali i saj është goditur gjashtë herë me thikë. Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar gjithashtu se i riu kishte pësuar edhe një plagë nga armë zjarri.
65-vjeçari u paraqit para autoriteteve gjyqësore, ku kërkoi dhe mori afat për të dhënë shpjegimet e tij të premten e ardhshme. Megjithëse ai mohon autorësinë, provat e mbledhura deri tani e vendosin në qendër të hetimeve.
Ekspertët kriminalistikë konstatuan se në banesë nuk kishte shenja hyrjeje me forcë, duke përforcuar dyshimet se autori mund të ketë qenë një person që ndodhej tashmë brenda shtëpisë.
Gjatë kontrolleve, policia gjeti në oborr një palë të brendshme të sapolara me gjurmë gjaku. Hetuesit vunë re gjithashtu një erë të fortë alkooli tek 65-vjeçari. Ndonëse fillimisht u mendua se ai kishte konsumuar alkool, gjendja e tij nuk tregonte shenja dehjeje, ndaj po hetohet mundësia që alkooli të jetë përdorur për të pastruar gjurmët biologjike nga trupi ose duart.
Autoritetet po analizojnë edhe kontradiktat në dëshmitë e të dyshuarit. Sipas burimeve policore, ai fillimisht deklaroi se viktimat kishin një takim me mjekun në orën 11:30, ndërsa më vonë pretendoi se kishte dëgjuar lëvizje dhe ishte ngritur për të parë se çfarë po ndodhte.
Nga ana tjetër, ai këmbëngul se nuk ka dëgjuar asnjë britmë apo të shtëna arme. Hetuesit po verifikojnë gjithashtu shenjat e konstatuara në duart e tij dhe materialin biologjik të gjetur nën thonjtë e viktimës 54-vjeçare, prova që mund të rezultojnë vendimtare për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















