top of page

Kapet sasi e madhe lënde narkotike në kufirin Greqi-Shqipëri, ja cfarë ka ndodhur...

  • 2 days ago
  • 1 min read

Rreth 110 kg marijuanë janë kapur pranë kufirit greko-shqiptar.


Operacioni është zhvilluar në një zonë kufitare të Igumenicës në Greqi. Policia greke ka ndaluar një automjet që dyshohet se ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër.


Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 102 pako me 109 kg 364 gramë marijuanë. Pako me drogë ishin vendosur në sediljet e pasme dhe në bagazhin e automjetit.


Në prangat e policisë greke ka rënë një shtetas turk 43 vjeç ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve.


Prej shtatorit 2025, policia greke ka sekuestruar mbi 1.1 ton drogë që dyshohet se vinte nga kufiri.


Rastet më të shumta janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare por raste sekuestrimesh ka pasur edhe në Janinë, Selanik e Kostur.

“KORÇA BOOM”


bottom of page