top of page


E RËNDË në lagjen 17-të në Korçë/ Një burrë pëson arrest kardiak pasi shkoi të merrte ilaçet në farmaci
E rëndë në Korçë: Shkoi për të marrë ilaçet e zemrës, burri humb jetën në farmaci nga ataku kardiak Një person ka ndërruar jetë brenda një farmacie në lagjen nr 17 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, personi ka shkuar për të marrë ilaçe pasi vuante nga zemra ndërsa dyshohet se ka pësuar infarkt. Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes. “KORÇA BOOM”
Dec 4


Reagon Shefi i klubit Skënderbeu, Ilirjan Përmeti, pas dhunës në Fushë-Krujë: Lojtarët tanë kishin shenja në trup, ndeshja nuk mund të zhvillohej
Reagon Shefi i klubit Skënderbeu, Ilirjan Përmeti pas dhunës në Fushë-Krujë: “Lojtarët tanë kishin shenja në trup, ndeshja nuk mund të zhvillohej” Pas ngjarjes së dhunshme të ndodhur dje në Fushë-Krujë, ku ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut u pezullua, ka reaguar shefi i klubit korçar, Përmeti. Ai thotë se ekipi i tij është përballur me dhunë brenda ambienteve të stadiumit dhe se në këto kushte ishte e pamundur vijimi i takimit. “Nuk jam këtu për të replikuar me klubin Iliri
Dec 4


16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës në Familje
16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës në Familje Me pjesëmarrjen e studentëve të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane të Universitetit “Fan S. Noli”, Drejtoria e Kujdesit Social në Bashkinë Korçë, në bashkëpunim me Shoqatën “Unë Gruaja”, zhvilloi sot një takim sensibilizues në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës në Familje. Ky aktivitet përcolli mesazhin e ndërgjegjësimit dhe parandalimit të çdo forme dhune, e cila prek sidomos gratë, vajzat dhe fëmijët. Ba
Dec 4


T*rmeti 6.4 ballë shkund nga themelet këtë shtet, ja ku ishte epiqendra dhe thellësia marramendëse
Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin kinez të Xinjiang-ut Jugor, pranë kufirit me Kirgistanin, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Tërmeti ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 7:44 të mëngjesit në një thellësi prej 10 kilometrash. Aktualisht nuk ka informacione për dëme të mundshme ose viktima. “KORÇA BOOM”
Dec 4


Skena e frikshme me bletë, aktori: Ato ishin të vërteta, mund të më kishin pickuar
Aktori i famshëm, protagonist i filmit ‘I vetëm në shtëpi’, Macaulay Culkin, sot 45 vjeç, ka zbuluar se skena ikonike e filmit “My Girl” (1991), ku personazhi i tij vdes pas pickimeve të bletëve, u realizua duke përdorur mijëra bletë të gjalla, një metodë që shprehet se nuk do të lejohej sot për arsye sigurie. Gjatë paraqitjes në podcast-in “On Film… With Kevin McCarthy”, Culkin tregoi se ekipi i xhirimit vendosi të përdorte bletë të vërteta për skenën dramatike. “Unë punova
Dec 4


Kategoria e Parë/ Përzgjidhet formacioni & trajneri më i mirë i javës së 14-të
Pas përfundimit të javës së 14-të të Kategorisë së Parë, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë, sipas skemës 1-4-3-3. Leonard Kacaj i Apolonisë është portieri më i mirë i javës së 14-të. Në mbrojtje janë përzgjedhur Fadil Meta (Lushnja), Kevi Mejdani (Kukësi), Silas Nii Okai Mensah (Burreli) dhe Kristijan Tosevski (Pogradeci). Mesfusha përbëhet nga Juan Jose Aristizabal Arango (Burreli), Enea Topi (Apolonia) dhe Okseold Sefa (Kukë
Dec 4


U rrëzua dhe përplasi kokën në bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë. Një grua rreth moshës 50 vjeç duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali” është rrëzuar përtokë dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.Raportohet se vdekja dyshohet se i ka ardhur pasi ka plasur kokën në një prej bordurave të bulevardit të Vlorës. Trupi i pajete është dërguar ne morgun e spitalit rajonal të qytetit. Ndërkohë ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po priten ekspertët për të zbardhur më shumë detaje rre
Dec 4


POLICIA/ Ngjarje në Korçë. Grushte në Devoll dhe 2 procedime penale. Ja çfarë ka ndodhur!
Qarku Korçë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit S. F., 40 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, dhe D. M., 33 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se 40-vjeçari ka goditur me grushte 33-vjeçarin, për motive të dobëta, ndërsa shtetasi D. M. rezultoi nga verifikimet se kishte kaluar kufirin në PKK Kapshticë, në mënyrë të paligjshme. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrrugor referuan materialet në
Dec 4


POLICIA/ Në Korçë 27-vjeçares i vjedhin pasaportën në shtëpi, procedohet 52-vjeçari
Qarku Korçë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Gj. M., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka vjedhur pasaportën një 27-vjeçareje, në banesën e saj. Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. “KORÇA BOOM”
Dec 4


POLICIA/ Vjedhje në Itali që në 2017, procedohet penalisht 68-vjeçari në Korçë
Qarku Korçë Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. P., 68 vjeç, banues në Korçë, pasi në subjektin e tij është konstatuar një mjet (gjysmërimorkio), që rezulton i vjedhur në Itali, në vitin 2017. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. “KORÇA BOOM
Dec 4
bottom of page



