POLICIA/ Vjedhje në Itali që në 2017, procedohet penalisht 68-vjeçari në Korçë
- Korca Boom
- 1 hour ago
- 1 min read
Qarku Korçë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. P., 68 vjeç, banues në Korçë, pasi në subjektin e tij është konstatuar një mjet (gjysmërimorkio), që rezulton i vjedhur në Itali, në vitin 2017. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















