top of page

Sekuestrohen 70 kg drogë dhe 75 mijë euro cash/, arrestohet shqiptari: Goma e shpuar që ngjalli dyshimet e policisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një grup kriminal i trafikut të drogës, është shpërbërë nga policia e italiane. Sipas informacioneve ky grup vepronte në zonënë e Milanos dhe drejtohej nga një shqiptar. 

Policia italiane sekuestroi 70 kilogram hashash të cilësisë së mirë dhe 75 mijë euro cash ndërsa në pranga ranë 2 persona një shqiptar dhe një rumun.


Aktiviteti organizohej kryesisht në banesa dhe në një garazh të kthyer në laborator, ku bëhej përpunimi i saj.


Një kontroll rutinë u shndërrua në një sekuestrim të madh në zonën Fulvio Testi të Milanos.


Oficerët e Stacionit të Policisë Greco Turro ndaluan dy të rinj, një 21-vjeçar dhe një 26-vjeçar me precedentë kriminalë, në Via Giolli, të cilët po drejtonin një makinë me gomë të shpuar. Sjellja e dy burrave dhe disa mospërputhje në shpjegimet e tyre i shtynë oficerët të hetonin më tej.


Gjatë kontrollit personal, 26-vjeçarit iu gjetën në posedim 5,800 euro në para të gatshme dhe një palë çelësa të lidhur me një garazh aty pranë. Ky detaj ngjalli dyshimet e oficerëve, duke i shtyrë ata të kontrollonin garazhin.


Me të mbërritur në vendngjarje, policia vuri re menjëherë një erë të fortë hashashi që vinte nga brenda. Një kontroll në garazh konfirmoi dyshimet e tyre: brenda ishin të fshehura 20 blloqe me hashash , me një peshë totale prej 1.7 kilogramësh , si dhe 75,645 euro në para të gatshme , të ndara në pako.


Kurse të dielën u njoftua finalizimi i një tjetër goditjeje në Bergamo me 2 të arrestuar të tjerë, 70 kg hashash dhe 75 mijë euro cash të kapura në flagrancë, informon media italiane./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page