top of page

U rrëzua dhe përplasi kokën në bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 40 minutes ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë.


Një grua rreth moshës 50 vjeç duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali” është rrëzuar përtokë dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.Raportohet se vdekja dyshohet se i ka ardhur pasi ka plasur kokën në një prej bordurave të bulevardit të Vlorës.


Trupi i pajete është dërguar ne morgun e spitalit rajonal të qytetit. 


Ndërkohë ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po priten ekspertët për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page