16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës në Familje
- Korca Boom
- 32 minutes ago
- 1 min read
16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës në Familje
Me pjesëmarrjen e studentëve të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane të Universitetit “Fan S. Noli”, Drejtoria e Kujdesit Social në Bashkinë Korçë, në bashkëpunim me Shoqatën “Unë Gruaja”, zhvilloi sot një takim sensibilizues në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës në Familje.
Ky aktivitet përcolli mesazhin e ndërgjegjësimit dhe parandalimit të çdo forme dhune, e cila prek sidomos gratë, vajzat dhe fëmijët.
Bashkia mbetet e angazhuar maksimalisht, pasi çdo hap kundër dhunës është një hap drejt shpëtimit të jetëve.
“KORÇA BOOM”





















