top of page


HOROSKOPI I SË ENJTES/ Thyerje zemrash në horizont! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti
DASHI Fale planetëve sot do kaloni një ditë shumë të bukur dhe do merrni po aq sa do jepni. Nëse jeni në një lidhje do bëni gjithçka për partnerin pa e ditur se edhe ai po mendon gjëra gjigande për ju. Pasditja dhe mbrëmja do jenë me të vërtetë interesante. Nëse jeni në një lidhje sot do ecni me hapa më të shpejta drejt personit që keni filluar të pëlqeni. Në punë do fillojë të ndihet më shumë era e arritjeve, por ju nuk do doni ta besoni. Suksesi do jetë i garantuar. Buxheti
Nov 20


"Çmenden" çmimet në tetor! Eurostat rendit tre kategoritë ku u rritën më shumë
Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit me 2.2% në muajin tetor sipas metodologjisë së Eurostat, gati 0,1% më shumë se matjet kombëtare. Sipas INSTAT rritja më e madhe e çmimeve prej 8.9% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.1%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2.8%, “Shërbimi arsimor” me 2.7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2.4%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë
Nov 20


Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 83 lekë, në shitje me 84.2 lekë. Euro do të blihet me 96.3 lekë, do të shitet me 97 lekë. Franga zvicerane blihet me 103.4 lekë dhe shitet me 104.4 lekë. Ndërsa paundi britanik blihet me 108.9 lekë dhe shitet me 110 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 59.3 lekë në blerje dhe me 60.6 lekë në shitje. Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme: “KORÇA BOOM”
Nov 20


Ndryshojnë faturat e energjisë, ERE miraton udhëzimin që kërkon të dhëna më të detajuara
Faturat e energjisë duhet të përfshijnë në vazhdim të dhëna më të detajuara që lidhen me kategorinë e konsumatorit, me bilancet e vetëprodhimit të energjisë apo kur ka instalim për konsum të makinës elektrike. Në një udhëzim të miratuar së fundmi Enti Rregullator i Energjisë ka nënvizuar se çdo faturë duhet të ketë identifikimin e konsumatorit. Konkretisht sipas kuadrit ligjor kategorizimi i konsumatorëve është familjar, të tjerë të lidhur në 0.4 të furnizuar nga Furnizuesi U
Nov 20


Reshje shiu kryesisht në zonat jugore/ Ja parashikimi i motit për sot, e enjte, 20 nëntor 2025!
Dita e enjte, parashikohet të jetë nën ndikimin e reshjeve të shiut, me intensitet mesatar lokalisht të lartë në zonat jugore. Në zonat veriore, por edhe ato qendrore, pritet të ketë rebeshe shiu me intensitet mesatar. Temperaturat do të luhasin nga 5ׄ°C më e ulëta në orët e para të mëngjesit, në Pukë dhe Ersekë, ndërsa më e larta do të shënojë 20°C në Durrës, Fier, Berat, Vlorë dhe Sarandë. Kjo javë është dhe java më e lagësht e nëntorit, ku reshjet e shiut pritet të jenë me
Nov 20


Biblioteka e Fëmijëve “Thoma Turtulli” po i kthehet qytetit e restauruar!
Biblioteka e Fëmijëve “Thoma Turtulli” po i kthehet qytetit e restauruar, duke respektuar çdo detaj të objektit të dikurshëm. Pas rikonstruksionit biblioteka do të jetë një hapësirë ku fëmijët do të gjejnë jo vetëm librin, por edhe mundësi trajnimi në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Me këtë investim nderojmë vizionin e filantropit korçar Thoma Turtulli, i cili ia dhuroi këtë bibliotekë rinisë korçare me dëshirën që të shërbejë si një vend që i afron fëmijët dhe të rinj
Nov 19


Zbulohet vendi me numrin më të lartë të automjeteve të vjedhura në operacionin europian
Gjatë operacionit të gjerë policor “Joint Action Day (JAD) Mobile 8)”, i zhvilluar në 26 vende europiane nën koordinimin e Europolit, Greqia rezultoi vendi me numrin më të lartë të automjeteve të vjedhura të identifikuara. Nga gjithsej 462 automjete të vjedhura ose të falsifikuara të zbuluara në nivel europian, 231 u sekuestruan në territorin grek. Sipas njoftimit zyrtar, krahasuar me një vit më parë janë identifikuar 232 mjete më shumë, çka tregon rritje të dukshme të aktivi
Nov 19


Pas shiut vjen acari, meteorologia shpjegon çfarë ndodh me motin gjatë javës tjetër
Sinoptikania Lajda Porja bëri parashikimin e motit për fundjavën dhe ditët në vijim. Sipas saj, të shtunën në mbrëmje pritet depërtimi i një mase të ftohtë polare në Shqipëri, e cila ka prekur aktualisht Europën Qendrore. Kjo do të sjellë dëborë në zonat malore, sidomos në veri-lindje, ndërsa në qarkun e Korçës reshjet do të jenë më të pakta. Temperaturat do të bien ndjeshëm, ndërsa reshjet do të vazhdojnë të jenë prezente deri të hënën, me shi në ultësirën perëndimore dhe dë
Nov 19


SKËNDERBEU/ Trajneri Gjoka buzëqesh më në fund. Formacioni plotësohet para sfidave vendimtare
Lajme pozitive për tifozët korçarë, pasi Skënderbeu ka rikuperuar dy prej mbrojtësve më të rëndësishëm të skuadrës, të cilët për javë të tëra kanë munguar për shkak dëmtimesh. Bëhet fjalë për Luka Vaskuez dhe Klevis Shaqe, dy titullarë të formacionit bazë që kanë qenë një mungesë e ndjeshme në repartin difensiv të korçarëve. Të dy lojtarët kanë vuajtur pasoja të dëmtimeve që i kanë mbajtur jashtë fushës për një periudhë të konsiderueshme, duke detyruar trajnerin Ernest Gjoka
Nov 19


Telefon i gjetur/ Redaksia e "Korça Boom" kërkon pronarin
Në redaksinë e "Korça Boom" ka mbërritur një telefon i humbur, i cili shihet në foto, brenda një dyqani. Kujt i ka humbur telefoni mund të kontaktojë me redaksinë tonë dhe, pasi të verifikohet se është pronari i vërtetë, telefoni do t’i dorëzohet menjëherë. "KORCA BOOM"
Nov 19
bottom of page



