top of page

SKËNDERBEU/ Trajneri Gjoka buzëqesh më në fund. Formacioni plotësohet para sfidave vendimtare

  • Nov 19, 2025
  • 1 min read

Lajme pozitive për tifozët korçarë, pasi Skënderbeu ka rikuperuar dy prej mbrojtësve më të rëndësishëm të skuadrës, të cilët për javë të tëra kanë munguar për shkak dëmtimesh. Bëhet fjalë për Luka Vaskuez dhe Klevis Shaqe, dy titullarë të formacionit bazë që kanë qenë një mungesë e ndjeshme në repartin difensiv të korçarëve.


Të dy lojtarët kanë vuajtur pasoja të dëmtimeve që i kanë mbajtur jashtë fushës për një periudhë të konsiderueshme, duke detyruar trajnerin Ernest Gjoka të improvizonte në prapavijë në disa ndeshje të kampionatit. Por situata tashmë ka ndryshuar.


Në përballjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Ilirisë, trajneri Gjoka vendosi t’i aktivizojë të dy mbrojtësit si titullarë, një sinjal i fortë se Vaskuez dhe Shaqe janë rikthyer në formë të plotë fizike dhe gati për të qenë sërish pjesë e rëndësishme e planeve taktike të ekipit.


Performanca e tyre e qëndrueshme në këtë ndeshje tregon se të dy kanë lënë pas problemet fizike dhe janë të gatshëm të ndihmojnë skuadrën në takimet e ardhshme, në një moment ku Skënderbeut i duhet stabilitet maksimal për objektivat që ka në kampionat dhe në Kupë.


Ky rikthim pritet të shtojë konkurrencën në mbrojtje dhe t’i japë trajnerit Gjoka më shumë siguri dhe alternativa në vijën e pasme.

"KORCA BOOM"


bottom of page