top of page

"Çmenden" çmimet në tetor! Eurostat rendit tre kategoritë ku u rritën më shumë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 18 hours ago
  • 2 min read

Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit me 2.2% në muajin tetor sipas metodologjisë së Eurostat, gati 0,1% më shumë se matjet kombëtare.


Sipas INSTAT rritja më e madhe e çmimeve prej 8.9% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.1%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2.8%, “Shërbimi arsimor” me 2.7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2.4%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.4% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.3%, “Shëndeti” dhe “Komunikimi” me 1.1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0.5%.


Në muajin Tetor 2025, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është +0,01%.


Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Veshje dhe këpucë” me 1.1%, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.5%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0.2%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0.7%, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.3%, “Transporti” me 0.2%.


Rumania u përball me rritjen më të madhe te çmimeve me 8.3% në korrik, e ndjekur nga Estonia dhe Sllovakia, ndërsa Zvicra dhe Qipro kishin rritjen më të ulët me pak se 0.2%.


Ndryshe nga ICK, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë.


IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar./Marrë nga Monitor.al

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page