top of page


SKËNDERBEU/ Trajneri Gjoka buzëqesh më në fund. Formacioni plotësohet para sfidave vendimtare
Lajme pozitive për tifozët korçarë, pasi Skënderbeu ka rikuperuar dy prej mbrojtësve më të rëndësishëm të skuadrës, të cilët për javë të tëra kanë munguar për shkak dëmtimesh. Bëhet fjalë për Luka Vaskuez dhe Klevis Shaqe, dy titullarë të formacionit bazë që kanë qenë një mungesë e ndjeshme në repartin difensiv të korçarëve. Të dy lojtarët kanë vuajtur pasoja të dëmtimeve që i kanë mbajtur jashtë fushës për një periudhë të konsiderueshme, duke detyruar trajnerin Ernest Gjoka
Nov 19


Telefon i gjetur/ Redaksia e "Korça Boom" kërkon pronarin
Në redaksinë e "Korça Boom" ka mbërritur një telefon i humbur, i cili shihet në foto, brenda një dyqani. Kujt i ka humbur telefoni mund të kontaktojë me redaksinë tonë dhe, pasi të verifikohet se është pronari i vërtetë, telefoni do t’i dorëzohet menjëherë. "KORCA BOOM"
Nov 19


Tronditëse: E moshuara gjendet në një pus, dyshohet aksident
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Sarandë, ku një grua e moshuar, 71-vjeç, është gjetur e pajetë në oborrin e banesës së saj. Sipas Policisë, shtetasja M. B. është gjetur më 18 nëntor 2025 në një pus në oborr, dhe nga hetimet paraprake dyshohet se ka rënë aksidentalisht. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet për vlerësim dhe vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. "KORCA BOOM"
Nov 19


Tragjedi / 36-vjeçari humb jetën pas konsumimit të medikamenteve bujqësore
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e fshatit Sherishtë në Vlorë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente bujqësore. Sipas Policisë së Vlorës, shtetasi A. S., 36 vjeç, u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta shpëtuar, ai nuk mundi të mbijetonte. Materialet e para janë referuar për vlerësim, ndërkohë që hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhd
Nov 19


Tirana–Skënderbeu dhe Partizani–Burreli, klasikë dhe sfida të paparashikuara
Janë përcaktuar çiftet e fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë, sipas skemës së paracaktuar që merr për bazë renditjen e skuadrave në sezonin e kaluar. Shorti ka prodhuar disa duele tepër të forta, ku spikasin dy përballje të Superiores: Teuta–Vora dhe Elbasani–Flamurtari, që priten të jenë tepër të zjarrta. Po aq interesante janë edhe ndeshjet e tjera, ku ekipet e Kategorisë së Parë do të tentojnë surprizën, ndonëse janë të penalizuara nga fakti se ndeshjet zhvillohen në f
Nov 19


Emocione pafund në Kupë: Pogradeci kalon turin me spektaklin 4-3
Dramacitet në Pogradec, ku liqenorët sigurojnë një kualifikim emocionues pas një fitoreje me shumë gola dhe një rezultat të ngushtë 4-3 ndaj Korabit, në fushën e tyre. Pogradeci e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte duke kaluar në avantazh me dy gola. Krasniqi zhbllokoi rezultatin, ndërsa Aanti dyfishoi në minutën e 43-të. Vetëm një minutë më pas, Marku i Korabit shkurtoi diferencën, duke e çuar ndeshjen në 2-1. Në minutën e 58-të, Ezekiel shënoi për vendasit, por Bocka riktheu
Nov 19


Kupa e Shqipërisë, plotësohet faza e 1/8-ave, 8 skuadra të tjera sigurojnë kualifikimin
Kupa e Shqipërisë ka tani të gjitha skuadrat e saj të kualifikuara për fazën e 1/8-ave. Pas ndeshjeve të ditës së sotme, Flamurtarit dhe Laçit u janë bashkuar edhe Apolonia, Besa, Burreli, Pogradeci, Vora dhe Skënderbeu. Gjashtë skuadrat e fundit arritën të kalojnë me sukses rivalët e tyre. Apolonia triumfoi 3-2 ndaj Lushnjes, ndërsa Besa mposhti 3-1 Kukësin, duke eliminuar verilindorët nga ky turne që në këtë fazë. Burreli siguroi një fitore të thellë 5-2 përballë Kastriotit
Nov 19


Gola, emocione dhe fund spektakolar, Skënderbeu mposht Ilirinë 4–2
Skënderbeu- Iliria 4-2 Skënderbeu ka siguruar kalimin në turin e radhës pas një përballjeje plot gola ndaj Ilirisë në Korçë, në një ndeshje të shoqëruar nga reshje të shumta shiu që e rënduan ndjeshëm terrenin. Megjithatë, kushtet e vështira atmosferike nuk i penguan skuadrat të prodhonin spektakël dhe gola të shumtë. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, me Mavangën që shënoi në minutën e 14-të. Skënderbeu reagoi dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 40-të me anë të
Nov 19


Pagesat cash drejt ndalimit nëse janë sipër kësaj shume
Paketa fiskale parashikon edhe ndryshimin e ligjit ‘Për Procedurat Tatimore’, me qëllim reduktimin e informalitetit, dhe kufizimin e pagesave me para në dorë. “Në këtë paketë janë parashikuar katër masa, ku e para ka të bëjë me bizneset, të cilat do të lejohen të kryejnë transaksione në kesh me njëra-tjetrën deri në shumën 100.000 lekë nga 150.000 lekë që parashikohet aktualisht në kuadrin ligjor. Mbi këtë vlerë çdo biznes do të duhet ta kryejë pagesën nëpërmjet bankës. Gjith
Nov 19


Dita e Alfabetit bashkon në një aktivitet të veçantë Këshillin e Qarkut Korçë dhe Zyrat Vendore të Arsimit
Ja postimi i plotë i DRAP Kor çë: "Dita e Alfabetit na bashkon në një aktivitet të veçantë! DRAP Korçë, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Korçë dhe Zyrat Vendore të Arsimit, po zhvillojmë konkursin “Liceisti: Ese & Frymëzim”. Ky aktivitet mbledh nxënës nga të gjitha shkollat e mesme të Qarkut Korçë, me qëllim të nxitjes së krijimtarisë dhe mendimit kritik. Tema e këtij viti: “Një dritë lirie në errësirën e luftës: Republika e Korçës.” Së bashku po punojmë me vullnet të mir
Nov 19
bottom of page



