Dita e Alfabetit bashkon në një aktivitet të veçantë Këshillin e Qarkut Korçë dhe Zyrat Vendore të Arsimit
- Korca Boom
- Nov 19, 2025
- 1 min read
Ja postimi i plotë i DRAP Korçë:
"Dita e Alfabetit na bashkon në një aktivitet të veçantë!
DRAP Korçë, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Korçë dhe Zyrat Vendore të Arsimit, po zhvillojmë konkursin “Liceisti: Ese & Frymëzim”.
Ky aktivitet mbledh nxënës nga të gjitha shkollat e mesme të Qarkut Korçë, me qëllim të nxitjes së krijimtarisë dhe mendimit kritik. Tema e këtij viti:
“Një dritë lirie në errësirën e luftës: Republika e Korçës.”
Së bashku po punojmë me vullnet të mirë për t’i afruar të rinjtë me historinë, emancipimin dhe arritjet e qarkut tonë ndër shekuj."
“KORÇA BOOM”




















