Hapet rruga për në Policinë e Shtetit, ja si funksionon ankimimi i kandidatëve
- 1 day ago
- 2 min read
Aplikantët kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, në adresën e email-it burimet.njerezore@asp.gov.al, ose fizikisht në sekretarinë e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ankimimi mund të bëhet sipas afateve të mëposhtme:
Për rezultatet e testimit ose skualifikimit: brenda 2 ditëve nga marrja e njoftimit;
Për renditjen në listën e publikuar në platformën u-albania: në datat 24–25 gusht 2026.
Trajtimi i ankesave bëhet sipas procedurës standarde të punës “Për zhvillimin e fazave të vlerësimit dhe testimit për pranimin në rolin zbatues dhe rolin e parë drejtues në Policinë e Shtetit”, miratuar me urdhër nr. 609, datë 16.04.2026.
Komisioni i shqyrtimit të ankesave, pas vlerësimit të tyre, merr vendim dhe e përcjell atë pranë Komisionit të Pranimit për vijimin e procesit. Njoftimi për vendimin bëhet nga sekretaria teknike e komisionit.
Shpallja e rezultateve dhe regjistrimi
Pas përfundimit të procesit të ankimimeve, Komisioni i Pranimit më 26 gusht 2026 publikon në u-albania listën përfundimtare të aplikantëve fitues, në rend zbritës.
Nga data 26 gusht – 8 shtator 2026, zhvillohet regjistrimi i fituesve, të cilët duhet të dorëzojnë dokumentacion shtesë, përfshirë:
a) Certifikatë të gjendjes gjyqësore;
b) Vërtetim për regjistrimin në kursin e lejes së drejtimit të automjetit (kategoria “B”);
c) Vërtetim nga gjykata se nuk janë në gjykim penal;
d) Vërtetim nga prokuroria se nuk janë në ndjekje penale;e) Vërtetim nga SPAK.
Në rast se pas raundit të parë nuk plotësohen kuotat e lira, procesi i aplikimit dhe regjistrimit rifillon sipas kalendarit të përcaktuar nga institucionet përgjegjëse të arsimit të lartë.
Të tjera
Procesi i pranimit në Policinë e Shtetit menaxhohet nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Akademia e Sigurisë.
Në momentin e fillimit të studimeve, aplikantët nënshkruajnë kontratë me Akademinë e Sigurisë, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet gjatë studimeve dhe detyrimit për të shërbyer të paktën 3 vite në strukturat e Policisë së Shtetit pas diplomimit.
Studentët që pranohen në ciklin “Bachelor” trajtohen sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 4, datë 09.01.2025, të ndryshuar.
Monitorimi i gjithë procesit kryhet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
“KORÇA BOOM”
















