top of page

Tronditëse: E moshuara gjendet në një pus, dyshohet aksident

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 19, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Sarandë, ku një grua e moshuar, 71-vjeç, është gjetur e pajetë në oborrin e banesës së saj.


Sipas Policisë, shtetasja M. B. është gjetur më 18 nëntor 2025 në një pus në oborr, dhe nga hetimet paraprake dyshohet se ka rënë aksidentalisht.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet për vlerësim dhe vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"KORCA BOOM"


bottom of page