top of page

Goditje e Pogradecit për SUPERIOREN!/ Vjen sulmuesi nigerian....

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Goditje e Pogradecit për SUPERIOREN!


Në orët e fundit të merkatos dimërore Pogradeci ka bërë edhe lëvizjen e fundit, më të fortën për klubin liqenor, që tashmë kërkon me çdo kusht Superioren.


Drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos kursejnë dhe kanë gjetur akord me sulmuesin nigerian Prince Ukachukwu, siç mëson Superliga Shqiptare Fan Club.


Bëhet fjalë për një sulmues 22-vjeçar, i cili ka spikatur në Serbi me Tekstilac dhe në vitin 2025 ka luajtur në Kinë, për Nantong Zhiyun dhe Lanbian, ku shënoi 4 gola.


Tani vjen akordi me Pogradecin, që pret lejekalimin ndërkombëtar për ta aktivizuar sulmuesin që të shtunën në Fier.

“KORÇA BOOM”


bottom of page