top of page

E DHIMBSHME/ E pickoi gjarpri në gjumë, ndërron jetë në moshën 26-vjeçare këngëtarja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ifunanya Nwangene, këngëtare e talentuar që u bë e njohur pas pjesëmarrjes në sezonin e tretë të The Voice Nigeria, ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare pas një pickimi vdekjeprurës nga gjarpri.


Sopranoja, e lindur në Enugu dhe e diplomuar si arkitekte, u pickua nga një gjarpër helmues në shtëpinë e saj në Abuja, raportoi BBC Africa.


Ajo ishte anëtare e korit Amemuso.


Lajmin e hidhur e konfirmoi drejtori muzikor i korit, Sam Ezugwu, përmes një njoftimi në Facebook.


“Me zemër të thyer njoftojmë ndarjen nga jeta të Ifunanya Nwangene Nanyah”, thuhej në deklaratë, duke shtuar se zëri dhe shpirti i saj do të mungojnë thellësisht.


Sipas një anëtareje të korit, Hillary Obinna, pickimi e zgjoi Ifunanyan nga gjumi dhe më pas autoritetet gjetën dy gjarpërinj në shtëpinë e saj.


Fillimisht ajo kërkoi ndihmë mjekësore në një klinikë lokale, por aty nuk kishte antidot. Më pas u dërgua në Qendrën Federale Mjekësore Jabi.


Ifunanya Nwangene u bë e famshme në prill të vitit 2021 pas interpretimit mbresëlënës të baladës “Take a Bow” të Rihanna-s.


Ajo la pas një komunitet të tronditur, ndërsa kolegët e përshkruan si një vajzë të mrekullueshme me një talent të jashtëzakonshëm.


Në kanalin e saj në YouTube, ajo kishte publikuar cover-a të këngëve si “Lift Me Up” (Rihanna), “My Heart Will Go On” (Celine Dion) dhe “Slide Away” (Miley Cyrus).


Në një koment drejtuar fansave, ajo shkruante: “I vlerësoj të gjitha komentet. Jam e inkurajuar dhe do të vazhdoj të përmirësohem. Faleminderit të gjithëve!”/ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page