Shkundet Greqia! Epiqendra dhe magnituda e tërmetit
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore, fatmirësisht pa raportime për të lënduar apo viktima.
Lëkundjet sizmike u regjistruan pranë Kalavryta dhe ishin me magnitudë 3.6 Rihter. Autoritetet thanë se tërmeti ra në orën 12:35 me atë lokale me kishte një thellësi fokale prej 15 km.
Konkretisht, sipas analizës së Institutit Gjeodinamik, tërmeti me magnitudë 3.6 Rihter u përqendrua 9 kilometra në veriperëndim të qytetit të Kalavryta dhe pati një thellësi fokale prej 15.8 km.
Tërmeti u ndje edhe në zona të tjera të Akaisë. Nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar nga tërmeti.
“KORÇA BOOM”



















