Kr*m brenda familjes/ Burri vr*t gruan dhe më pas veten
- 19 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Nea Smyrni-t në Greqi këtë të diel, ku dy persona janë gjetur pa jetë me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Mediat e huaja raportojnë sem autoritetet greke po e trajtojnë ngjarjen si një krim brenda familjes.
Sipas të dhënave të para nga hetimi, burri i kishte zënë pritë gruas 45-vjeçare me origjinië shqipare në hyrje të një pallati në rrugën "Grigoriou Kydonia nr. 3". Ai e ka qëlluar atë me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe më pas ka qëlluar dhe veten.
Vajza e viktimës jeton në të njëjtin pallat, detaj ky që po ekzaminohet nga policia për të rindërtuar me precizion lëvizjet e fundit të 45-vjeçares. Mësohet se, gruaja ka pësuar plagë plumbash në trup dhe në fytyrë, ndërsa burri u gjet me një plagë të vetme në kokë.
Pranë trupit të tij policia sekuestroi pistoletën e llojit revolver, çka përforcon pistën kryesore të vetëvrasjes pas krimit. Autoritetet bëjnë me dije se dy viktimat nuk ishin të martuar, ndërsa po punohet për të sqaruar natyrën e saktë të marrëdhënies së tyre dhe motivet që çuan në këtë tragjedi.
"Dëgjova tre të shtëna me armë zjarri rreth orës 5:30 të mëngjesit", është shprehur një banore e zonës për mediat vendase, duke shtuar se nuk ka dëgjuar lëvizje automjetesh apo zhurma të tjera përpara të shtëna.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë marrë përsipër nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar, ndërsa ekspertt po vazhdojnë këqyrjen e vendngjarjes dhe marrjen e dëshmive nga banorët e lagjes./ Oranews
"KORÇA BOOM"
















