top of page

Tronditet bota e boksit, vr*tet ish-kampioni i botës në moshën 38-vjeçare

  • 1 day ago
  • 1 min read

Bota e boksit është tronditur nga vrasja e ish-kampionit të botës, Zolani Tete. Boksieri nga Afrika e Jugut u qëllua për vdekje të premten, në moshën 38-vjeçare, pranë banesës së tij në provincën e Kepit Lindor.


Sipas policisë, Tete po kthehej në shtëpi kur dy persona të armatosur dhe të maskuar dolën nga një automjet dhe hapën zjarr ndaj tij. Autorët dhe motivi i vrasjes ende nuk janë bërë të ditur.


Tete ishte kampion bote në dy kategori. Në vitin 2014 fitoi titullin IBF në peshën super-mizë, ndërsa në vitin 2017 u shpall kampion WBO në peshën bantam.


Ai u bë i njohur edhe për një nga nokautet më të shpejta në historinë e boksit për një titull bote, kur mposhti Siboniso Gonya në Belfast në vetëm disa sekonda.


Në karrierën e tij profesioniste, Tete zhvilloi 34 ndeshje dhe regjistroi 29 fitore.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes dhe identifikimin e autorëve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page