top of page

Lajmi i fundit nga Skënderbeu: Hapet seria e largimeve, ja kush është larguar...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 minutes ago
  • 1 min read

Ka ardhur largimi i parë nga skuadra e Skënderbeut. Merkatoja e hyrjes ka sjellë një mbipopullim në repartin ofensiv, duke e detyruar klubin të bëjë disa lëvizje për të balancuar organikën.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se sulmuesi Tayo nuk do të jetë pjesë e Skënderbeut për pjesën e mbetur të sezonit. Ai do të huazohet te ekipi i Kukësit, ku pritet të ketë më shumë hapësira për aktivizim.

Me afrimet e Gjymshitit dhe Beshirajt, si dhe praninë e Gjinit, Gjatës, Nasrit dhe Çuçkës, Skënderbeu ka aktualisht një numër të madh sulmuesish, duke e bërë të pamundur që të gjithë të kenë minutat e nevojshme në fushën e lojës.

"KORCA BOOM"


bottom of page