Kupa e Shqipërisë, plotësohet faza e 1/8-ave, 8 skuadra të tjera sigurojnë kualifikimin
- Nov 19, 2025
- 1 min read
Kupa e Shqipërisë ka tani të gjitha skuadrat e saj të kualifikuara për fazën e 1/8-ave. Pas ndeshjeve të ditës së sotme, Flamurtarit dhe Laçit u janë bashkuar edhe Apolonia, Besa, Burreli, Pogradeci, Vora dhe Skënderbeu.
Gjashtë skuadrat e fundit arritën të kalojnë me sukses rivalët e tyre. Apolonia triumfoi 3-2 ndaj Lushnjes, ndërsa Besa mposhti 3-1 Kukësin, duke eliminuar verilindorët nga ky turne që në këtë fazë.
Burreli siguroi një fitore të thellë 5-2 përballë Kastriotit. Një ndeshje spektakolare prodhoi edhe Pogradeci, që fitoi 4-3 kundër Korabit. Vora ia doli me përmbysje 2-1 ndaj Sopotit, ndërsa Skënderbeu fitoi me përmbysje 4-2 kundër Ilirisë.
Rezultatet e plota të ditës:
Apolonia – Lushnja 3-2
Besa – Kukësi 3-1
Burreli – Kastrioti 5-2
Pogradeci – Korabi 4-3
Vora – Sopoti 2-1
Skënderbeu – Iliria 4-2
"KORCA BOOM"
















