top of page

Pagesat cash drejt ndalimit nëse janë sipër kësaj shume

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 2 min read

Paketa fiskale parashikon edhe ndryshimin e ligjit ‘Për Procedurat Tatimore’, me qëllim reduktimin e informalitetit, dhe kufizimin e pagesave me para në dorë.


“Në këtë paketë janë parashikuar katër masa, ku e para ka të bëjë me bizneset, të cilat do të lejohen të kryejnë transaksione në kesh me njëra-tjetrën deri në shumën 100.000 lekë nga 150.000 lekë që parashikohet aktualisht në kuadrin ligjor. Mbi këtë vlerë çdo biznes do të duhet ta kryejë pagesën nëpërmjet bankës. Gjithashtu bizneset do të lejohen të shesin për konsumatorët mallra dhe shërbime me para në dorë deri në shumën 500.000 lekë. Mbi këtë shumë çdo shitje do të duhet të realizohet tërësisht nëpërmjet transaksioneve bankare apo formave të tjera elektronike”, tha Malaj.


Për të reduktuar përdorimin e parave cash për të paguar për mallra dhe shërbime, vendoset si detyrim që përveç opsionit të pagesës me lekë në dorë të instalojnë pajisje për të bërë pagesë elektronike, brenda 2026-ës.


“Brenda 6-mujorit të parë bizneset e sektorit të turizmit e do na t’a transportit, përveç pagesave cash, do të duhet të garantojë forma alternative të pagesave elektronike, ku përfshihen pagesat me karta krediti dhe debiti apo forma të tjera elektronike. Ndërkohë që ky detyrim do të duhet të mbushet nga gjithë bizneset e tjera brenda datës 31.12.2026.


Këto masa, do të na shërbejnë jo vetëm për të reduktuar përdorimin e para së cash në ekonomi, por edhe për të reduktuar informalitetin”, tha ministri i Financave.


Për të reduktuar përdorimin e parave cash për të paguar për mallra dhe shërbime, vendoset si detyrim që përveç opsionit të pagesës me lekë në dorë të instalojnë pajisje për të bërë pagesë elektronike, brenda 2026-ës.


“Brenda 6-mujorit të parë bizneset e sektorit të turizmit e do na t’a transportit, përveç pagesave cash, do të duhet të garantojë forma alternative të pagesave elektronike, ku përfshihen pagesat me karta krediti dhe debiti apo forma të tjera elektronike. Ndërkohë që ky detyrim do të duhet të mbushet nga gjithë bizneset e tjera brenda datës 31.12.2026. Këto masa, do të na shërbejnë jo vetëm për të reduktuar përdorimin e para së cash në ekonomi, por edhe për të reduktuar informalitetin”, tha ministri i Financave.


Po në të njëjtin projektligj është vendosur të favorizohen sponsorizimet në sport.


“Projektligj për tatimin mbi të ardhurat, përfshin i serë masash, lidhur me zgjerimin e kategorisë së subjekteve të cilat përfitojnë nga njohja si shpenzimi zbritshëm për shumat e sponsorizuara deri në nivelin 5% të fitimit para tatimit. Në zgjerimin e kategorive të cilat përfitojnë. Përveç ekipeve sportive, propozojmë edhe përfshirjen e sponsorizimeve për veprimtaritë e federatave sportive, si dhe sponsorizimeve për sportistët të cilët kanë fituar tituj për meritë në sport. Gjithashtu, nëpërmjet këtij projektligji, njohim të ardhurat nga sponsorizimet si dhe të ardhurat e përjashtuara nga tatimi. Paralelisht kemi propozuar rritjen e masën 5% nga 3% që është sot, të shumës së fitimit para tatimit të njohur për sponsorizime për kërkimin dhe zhvillimin”, tha Malaj.


Nga janari 2026, do të nisë fushata e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me një normë të reduktuar tatimore, në masën 5% nga 15% që është aktualisht. Kjo nismë parashikon t’u japë mundësinë të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të përafrojnë vlerën e pronës së tyre me çmimet reale të tregut./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page