top of page

Mos harroni çadrat! Njihuni me parashikimin e motit për sot

  • Apr 22
  • 1 min read

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme në veri e qendër.


Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24 orëshit në pjesën më të madhe të vendit.


Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut do të vijojnë të jenë prezente me intensitet të ulët, ndërsa në qendër dhe lokalisht në jug reshje shiu me intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.


Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor duke mbetur prezent përgjatë relieveve malore por me intensitet të ulët lokalisht shtrëngata afatshkurtra.


Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 1500-1600 metër reshje bore me intensitet të ulët.


Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore të vendit pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s.


Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page