top of page

LAJMI FUNDIT/ Me urgjencë mbërrin në spital një 7-vjeçar nga Maliqi. Arrestime në Korçë. Ngjarje në Devoll dhe Pogradec

  • 5 hours ago
  • 2 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:


-arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi është kapur jashtë banesës së tij, nga e cila ka dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, që i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.


-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen T. J., 60 vjeçe, banuese në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 43-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec:


-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. Xh., 55 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje;


-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. B., 42 vjeç, banues në fshatin Slabinjë, Pogradec, pasi është konstatuar nga një gazetar investigativ, duke transportuar me kamion, një sasi drush pa dokumentacionin përkatës. Lënda drusore dhe mjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;


-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen D. L., 48 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka përndjekur një 38-vjeçare.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. M., 33 vjeç (agjent shitjesh në një kompani elektroshtëpiakesh) dhe S. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, (administrator i kompanisë). 33-vjeçari i ka shitur një shtetaseje në Korçë, nëpërmjet mashtrimit, një pajisje elektroshtëpiake. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi K. M., punonjës i subjektit, ishte i pasiguruar dhe i padeklaruar në organet tatimore. Gjithashtu, gjatë kontrollit në një automjet të kompanisë, u gjetën pajisje të tjera elektroshtëpiake, pa dokumentacionin shoqërues, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. K., 65 vjeç dhe E. Xh., 60 vjeç, banues në fshatin Braçanj, Devoll, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë prerë pemë, pa leje, në një sipërfaqe pyjore të fshatit. Pemët e prera u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.


Maliq/Më datë 21.04.2026, në spitalin e Korçës, është dërguar nga familjarët, një 7-vjeçar, banues në fshatin Shëngjergj, Maliq. Nga verifikimet e kryera dhe deklarimet e familjarëve të tij, rezulton se i mituri ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar aksidentalisht duke luajtur.


Aktualisht ai është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“KORÇA BOOM”


bottom of page