top of page

Tragjedi / 36-vjeçari humb jetën pas konsumimit të medikamenteve bujqësore

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 19
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e fshatit Sherishtë në Vlorë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente bujqësore.


Sipas Policisë së Vlorës, shtetasi A. S., 36 vjeç, u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta shpëtuar, ai nuk mundi të mbijetonte.

Materialet e para janë referuar për vlerësim, ndërkohë që hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.


Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi shkaqet që çuan në këtë tragjedi, ndërsa familjarët dhe komuniteti janë tronditur nga humbja e papritur.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page