Ish-futbollisti i Skënderbeut reagon ndaj presidentit: “Janë shpifje, do ndjek rrugën ligjore”
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Duket se po krijohet një situatë e tensionuar rreth ish-futbollistit të Skënderbeut, i cili tani është trajner i ekipit të Luzit 2008. Sipas presidentit të këtij klubi, Albert Lusha, trajneri është përfshirë në akuza kundër tij.
Bledi Kadiu, i përfshirë në ngjarje, mohon të gjitha akuzat dhe i quan shpifje: "Janë të gjitha shpifje. Ai është përpjekur të më dëmtojë mua dhe të ushtrojë presion mbi lojtarët që të kthehen në stërvitje.
Është normale që të përpiqet të më largojë, por shpifjet dhe presioni nuk janë të pranueshme. Do të ndjek rrugën ligjore, pasi imazhi im është dëmtuar. Të gjithë duhet të dinë të vërtetën dhe më pas le të më gjykojnë."
"KORCA BOOM"



















