top of page

Fotografia e “kontestuar”: Zhusti reagon ashpër ndaj Lapajt

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me kreun e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.


Sipas Zhustit, fotoja ishte realizuar vetëm për përdorim personal dhe me premtimin se nuk do të publikohej, por më pas u përdor për qëllime politike, duke e paraqitur padrejtësisht si mbështetës të kësaj force. Ai thotë se publikimi i saj i ka shkaktuar shqetësim, reagime negative dhe zhgënjim për shkak të shkeljes së besimit.

Zhusti ka publikuar edhe mesazhe ku i kërkonte Gerti Kames që fotoja të mos publikohej, duke marrë sipas tij garanci për këtë.


Pas reagimit të aktorit, ka ardhur edhe replika e Adriatik Lapajt, i cili mohon pretendimet e Zhustit dhe thotë se aktori vetë kishte dhënë miratimin për publikimin e fotos.

“Meqë jeni shqetësuar kaq shumë, foton e heq unë, por ndërgjegjja juaj e di që e vërteta është ndryshe”, shkruan Lapaj, duke shtuar se reagimi i aktorit lidhet më shumë me frikën nga reagimet sesa me veprimet e tij.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page