top of page

Dy goditje sizmike në pak minuta

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 minutes ago
  • 1 min read

Dy tërmete kanë shkundur Greqinë mbrëmjen e sotme, brenda një intervali kohor prej rreth dhjetë minutash.


Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti i parë u regjistrua në orën 19:50, me magnitudë 2.9 ballë sipas shkallës Rihter. Ai kishte një thellësi fokale prej 8.4 kilometrash, ndërsa epiqendra ndodhej rreth 6 kilometra në verilindje të Rafinës.


Pak minuta më vonë u regjistrua edhe një tjetër lëkundje me magnitudë 2.7 ballë. Të dy tërmetet janë cilësuar si të parrezikshëm nga sizmiologët dhe nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page