“Ndizet” Big Brother VIP, gazetarja Sabina Mete irritohet me fasulet e Ilir Vrenozit: Gjëja e parë që të ngeli?!
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 2 min read
Fasulet janë bërë “mollë sherri” në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Debati ka nisur mes gazetares sportive, Sabina Metes dhe Ilir Vrenozit.
Ky i fundit e ka nisur mëngjesin duke gatuar fasulet, ushqimin e preferuar të tijin, siç ka treguar shpesh në rrjetet sociale. Megjithatë, duket se kjo e ka “bezdisur” disi Sabina Meten, e cila ka nisur një debat të shkurtër me Vrenozin.
Sabina Mete: Gjëja e parë që ngeli, fasulet ishin, gjëja e parë që ngeli? Për të bërë, fasulet?
Ilir Vrenozi: Unë do t’i bëj për vete, t’i ha. Ç’do ti o bir?
Ka nisur zyrtarisht mbrëmë në ekranin e Top Channel, emisioni që ka thyer rekorde shikueshmërie, Big Brother VIP Albania me edicionin e tij të pestë. Që me mbarimin e edicionit të katërt, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm.
Ilir Vrenozi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania 5. Ai njihet dhe si opozitari më i famshëm në rrjetet sociale, sidomos në TikTok.
Iliri ka përjetuar humbjen e të dy prindërve në një periudhë të afërt, me një histori të rënduar shëndetësore të babait (demencë), si dhe mbart përgjegjësi të vazhdueshme ndaj motrës së diagnostikuar me skizofreni, e cila ka nevojë për mbikëqyrje të plotë. Gjatë kohës që do futet në BBV, për të motrën do kujdeset gruaja e tij.
Adhuron figurën e Berishës, i cili për të funksionon si referencë autoriteti, rendi dhe qartësie morale.
Në rrjet njihet si opozitari më i madh, madje edhe Rama e ka ftuar për një kafe që s’e kanë pirë kurrë, gjë të cilën e theksoi dhe në klipin e tij hyrës, ku në humor e sipër tha: “Pres të më vijë për vizitë”.
Fans i Big Brother, thotë se ka shumë intuitë loje dhe se ka gjetur në çdo edicion fituesit e BB, shumë kohë kohë përapara të tjerëve.
“KORÇA BOOM”



















