Të shtëna me a*rmë: Dy persona të plagosur, autorët në kërkim
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Disa të shtëna me armë zjarri kanë tronditur qytetin e Kukësit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, sipas informacionit paraprak.
Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali, afër një pallati në zonën e Radio Kukësit, ku të shtënat janë dëgjuar nga banorët e zonës.
Policia njofton se dy shtetas janë plagosur me armë zjarri dhe autorët e dyshuar janë identifikuar si dy vëllezër, të cilët janë shpallur në kërkim. Kontrollet intensive për kapjen e tyre vijojnë ende.
"KORCA BOOM"



















