top of page

Aksident fatal: Shoferi nuk mbijetoi përplasjen me kamionin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Një tragjedi ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali: një 48-vjeçar shqiptar, emigrant prej vitesh, ka humbur jetën në një aksident në Altopascio.


Bëhet fjalë për Fatmir Muslia, i njohur edhe si Fabio, i cili gëzonte respekt dhe konsideratë në komunitetin e tij në Lucca. Sipas mediave italiane, ai ishte shofer kamioni dhe u përplas me një tjetër mjet në Calenzano, në rrugën e njohur si “A1”. Fatmiri ishte banues në Via di Vittorio, në një kryqëzim mes Via Firenze dhe Via Romana.


Nga hetimet paraprake, aksidenti ka ndodhur kur Fatmiri, duke qenë pas timonit të kamionit të tij, goditi një kamion tjetër përpara tij. Shkaqet e saktë ende nuk janë të qarta dhe po hetohen, ndërsa për fat të keq, përplasja ishte e tillë që nuk la mundësi shpëtimi.

Dje, një grup bashkatdhetarësh të tij u mblodhën në shtëpinë e tij në Via di Vittorio për të shprehur ngushëllimet ndaj familjes, ku ishte ngritur edhe vendi për t’u përkujdesur nga komuniteti.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page