top of page

Qarkullonte e a*matosur, policia vë në pranga 35-vjeçaren (EMRI)

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Policia e Mirditës ka goditur një rast armëmbajtjeje pa leje.


Gjatë kontrollit të një automjeti tip “Golf”, në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, u arrestua në flagrancë një 35-vjeçare e identifikuar si Jetmira Biba, nga Rrësheni, e cila qarkullonte e armatosur.


Blutë sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krehër, municion luftarak dhe automjetin.

E arrestuara akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i policisë:


Mirditë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”.


Qarkullonte me automjet e armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçarja.


Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti.


Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetase qarkullonte e armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.


Si rezultat i operacionit, në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për qytetin e Rrëshenit, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Golf”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasja e armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.


Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.


Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasja J. B., 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, Mirditë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.


Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page