top of page

Aksident rrugor, dy të lënduar pas përplasjes së dy automjeteve

  • 2 days ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në vendin e njohur si “Kthesa e Viroit”, në aksin Gjirokastër–Tepelenë.


Në ngjarje janë përfshirë një mikrobus dhe një automjet, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin në rrethana ende të paqarta.


Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.


Të dy automjetet kanë pësuar dëme materiale të dukshme.


Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore, e cila po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page