top of page

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor.


Sipas informacioneve nga vendngjarja, aksi ka mbetur i bllokuar për më shumë se një orë, ndërsa dhjetëra automjete janë detyruar të presin në radhë të gjata deri në normalizimin e situatës.


Nga pamjet e siguruara, janë krijuar radhë kilometrike kamionësh dhe automjetesh në të dyja korsitë e rrugës. Ende nuk ka informacion zyrtar për të lënduar, ndërsa pritet ndërhyrja e mjeteve të specializuara për largimin e kamionit dhe rikthimin e qarkullimit normal.


Policia dhe shërbimet përkatëse ndodhen në vendngjarje për menaxhimin e trafikut dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page