top of page

Tragjedi: Vëllai vr*t vëllanë në arë, 74-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Jun 24
1 min read

Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e 24 qershorit në fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy vëllezërve të moshuar ka përfunduar në vrasje.


Sipas Policisë, 76-vjeçari M. Rr. dyshohet se ka goditur me thikë vëllain e tij 74-vjeçar gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur ushqim për blegtorinë.


Viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra. Autori i dyshuar është arrestuar dhe po hetohet nga Prokuroria për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“KORÇA BOOM”


bottom of page