top of page

Momente paniku në rrugë, çiklisti plagoset rëndë pas përplasjes

  • 11 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta”.


Një burrë që po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha.


Si pasojë e përplasjes së fortë, qytetari ka mbetur i plagosur rëndë, kryesisht në kokë. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.


Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page