top of page


POLICIA. Kapet cannabis në Ravonik. Dy vëllezër në Korçë konfliktohen me një 38-vjeçare. Grushte në Rëmbec. Ja komunikata e bluve!
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. B., 18 vjeç, banues në fshatin Ravonik, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. H., 30 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin A. H., 25 v
Nov 19


SOT radha e Skënderbeut që pret Ilirinë për Kupë/ Në Pogradec vendasit presin Korabin!
Pas dy ndeshjeve të para të luajtura ditën e djeshme për Kupër e Shqipërisë të vlefshme për turin e dytë, sot është radha e 6 çifteve të radhës për të përmbyllur ndeshjet e këtij turi, takime që luhen me vetëm një ndeshje. Ditën e djeshme Laçi kaloi sigurimin më tej, pasi mposhti Luftëtarin 2-0 dhe Flamurtari shpartalloi Tomorin 9-0. Sot është radha e Skënderbeut, teksa në orën 13:00 në stadiumin “Skënderbeu” do të presë Ilirinë, një takim që për bardhekuqtë vlen vetëm fitore
Nov 19


Reshjet intensive të shiut, 776 familje në Korçë pa drita
Rreth 776 familje kanë mbetur pa energji elektrike në qarkun e Korçës si pasojë e motit të keq që ka pushtuar vendin dy ditët e fundit. Nga të dhënat e strukturave të emergjencave deri në orën 8:30 të mëngjesit të sotëm situata në këtë qark aktualisht paraqitet e qetë. Reshjet sollën prezencë inertesh dhe grumbullime ujërash në disa segmente rrugore, por ARRSH Rajoni Qendër-Lindje njofton se të gjitha akset janë të hapura për qarkullim. Moti i keq shkaktoi përmbytje të mëdha
Nov 19


Shkolla 9-vjeçare “Sotir Gurra”, një nga shkollat më të vjetra të Korçës po rikonstruktohet!
Shkolla 9-vjeçare “Sotir Gurra”, një nga shkollat më të vjetra të Korçës po rikonstruktohet. 640 nxënës dhe 47 mësues të kësaj shkolle do të zhvillojnë mësimin në ambiente totalisht të rikonstruktuara dhe kushte bashkëkohore. Rikonstruksioni përfshin të gjitha ambientet e brendshme dhe të jashtme të shkollës, duke përmirësuar klasat, laboratorët, hapësirat për mësuesit dhe palestrën moderne për aktivitetet sportive. Faleminderit nxënësve, mësuesve dhe prindërve për mirëkuptim
Nov 19


Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç do përfitohet edhe me 1 muaj punësim
Zbritjen prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme e të ardhurave, për çdo fëmijë në ngarkim, për fëmijët deri në moshën 18 vjeç, do ta përfitojnë edhe ata individë që rezultojnë të punësuar qoftë edhe për vetëm një muaj gjatë vitit 2025. Në ndryshimet e udhëzimit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nëpërmjet shembullit të ri, Ministria e Financave sqaron se kompensimin për fëmijët nën 18 vjeç do ta përfitojnë edhe ata individë që kanë qenë të punësuar vetëm për një muaj t
Nov 19


Të sëmurët me tumor ikin jashtë, numri i diagnozave në QSUT ra me 45% me 2024
Sëmundjet tumorale po avancojnë në popullsinë shqiptare me shpejt se aftësia e shtetit për të përballuar me medikamente trajtimin e tyre. Për rrjedhojë një pjesë e mirë e pacientëve detyrohen të largohen jashtë vendit për trajtim duke u përballuar me sfida të shumëfishta që përfshijnë së pari kosto të larta financiare. “Duke u nisur se në vendin tonë nuk disponojmë Actinomycin D dhe jemi përpara një forme agresive, mendojmë që fëmija të trajtohet jashtë vendit”. Kjo ishte dek
Nov 19


Përmbysen llogaritë: Ja rivalët e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës
Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar tashmë kundërshtarët e mundshëm në fazën play-off të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, pas mbylljes së ndeshjeve të fundit të fazës në grupe. Të dy kombëtaret do të jenë të vendosura në vazon e tretë, duke i detyruar të zhvillojnë gjysmëfinalet në transfertë ndaj një skuadre të vazos së dytë. Në bazë të lëvizjeve të fundit në renditjen e FIFA-s dhe rezultateve të mbrëmjes, panorama e rivalëve të mundshëm është kristalizuar përfundimisht.
Nov 19


Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.8 lekë, në shitje me 83.8 lekë. Euro do të blihet me 96.2 lekë, do të shitet me 97 lekë. Franga zvicerane blihet me 104 lekë dhe shitet me 105.1 lekë. Ndërsa paundi britanik blihet me 108.8 lekë dhe shitet me 110 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 58.9 lekë në blerje dhe me 60.2 lekë në shitje. Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme: “KORÇA BOOM”
Nov 19


KUJDES/ Sot reshje të mëdha shiu, stuhi dhe borë. Ja parashikimi i motit për sot, e mërkurë 19 nëntor 2025!
Këtë të mërkurë, 19 nëntor 2025, Shqipëria pritet të përballet me reshje intensive dhe mot të paqëndrueshëm në shumicën e rajoneve. Sipas parashikimeve meteorologjike, ashtu si ditën e djeshme, edhe sot pritet një përkeqësim i motit me reshje të forta dhe stuhish, veçanërisht në zonat veriore dhe bregdetare. Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, reshjet pritet të jenë të intensitetit të lartë, ndërsa në qarqe të tjera priten reshje më të moderuara. Në zona mbi 400
Nov 19


HOROSKOPI I SË MËRKURËS/ Kujdes! Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, që rrezikon të kthehet agresiv
Dashi Do jeni me te dëshirueshëm se kurrë sot na partneri juaj dhe do kaloni momente te paharrueshme pranë tij. Dita do jete si një ëndërr e mrekullueshme. Beqaret nga ana tjetër do kenë takime pa fund dhe do e gjejnë shpejt ata qe kane dëshiruar. Për shkak te shpenzimeve te mëdha, situata financiare nuk do jete shume e qëndrueshme. Kujdes! Demi Ndjenjat për partnerin do jene edhe me te thella sot. Do dashuroheni ne pafundësi dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Edhe beqaret n
Nov 19
bottom of page



