SOT radha e Skënderbeut që pret Ilirinë për Kupë/ Në Pogradec vendasit presin Korabin!
- Nov 19, 2025
- 1 min read
Pas dy ndeshjeve të para të luajtura ditën e djeshme për Kupër e Shqipërisë të vlefshme për turin e dytë, sot është radha e 6 çifteve të radhës për të përmbyllur ndeshjet e këtij turi, takime që luhen me vetëm një ndeshje.
Ditën e djeshme Laçi kaloi sigurimin më tej, pasi mposhti Luftëtarin 2-0 dhe Flamurtari shpartalloi Tomorin 9-0.
Sot është radha e Skënderbeut, teksa në orën 13:00 në stadiumin “Skënderbeu” do të presë Ilirinë, një takim që për bardhekuqtë vlen vetëm fitore për të kaluar më tej. Skënderbeun në turin e ardhshëm e pret Tirana, por duhet pritur të kalojë së pari ndehsjen e sotme.
Po sot në Pogradec vendasit do të presin Korabin, një ndeshje që pritet të flasë për liqenorët që duan edhe ata nga ana e tyre kualifikimin. Nëse Pogradeci e kalon sot Korabin, do të përballet në turin tjetër me Vllazninë.
Më poshtë sjellim duelet e sotme dhe duelet pasardhëse që tashmë janë zyrtarizuar nga FSHF-ja. Takimet e sotme nisin të gjitha në orën 13:00.
Turi i Dytë
DJE (18 nëntor 2025)
Laçi – Luftëtari 2-0
Flamurtari-Tomori 9-0
SOT (19 nëntor 2025)
Ora 13:00 Skënderbeu – Iliria
Ora 13:00 Vora – Sopoti
Ora 13:00 Besa – Kukësi
Ora 13:00 Burreli-Kastrioti
Ora 13:00 Pogradeci – Korabi
Ora 13:00 Apolonia – Lushnja
ÇIFTET E TURIT PASARDHËS TË KUPËS SË SHQIPËRISË:
Tirana – Skënderbeu / Iliria
Teuta – Vora / Sopoti
Dinamo – Besa / Kukësi
Vllaznia – Pogradeci / Korabi
Bylis – Laçi / Luftëtari
Elbasani – Flamurtari / Tomori
Partizani – Burreli / Kastrioti
Egnatia – Apolonia / Lushnja
“KORÇA BOOM”
















