top of page


E FUNDIT/ I morën rreth 2 milionë lekë biznesmenit në Korçë SPAK dërgon për gjykim 2 inspektorët e ISHTI-së dhe vetë pronarin (EMRAT)
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme 2 inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, Luan Sadikaj dhe Olsi Jarazi, si dhe administratorin e subjektit privat “Ansoil sh. a” në Korçë, Julian Suljoti, sepse ky i fundit korruptoi 2 zyrtarët me 900 mijë lekë dhe 10 mijë dollarë për t'i shpëtuar ndëshkimit, pasi ushtronte aktivitetin tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse. Rasti korruptiv ka ndodhur më da
Nov 18


Ish-i Skënderbeut rikthehet Bismark gati për të “shpërthyer” te Vllaznia, mësoni ku ka qënë
Ish-futbollisti i Skënderbeut, Bismark, i huazuar te Vllaznia, është rikthyer në dispozicion të trajnerit pas dy muajsh mungesë nga fushat e lojës. Ganezi ishte jashtë fushave për shkak të një dëmtimi, i cili fillimisht dukej i lehtë, por rezultoi më serioz nga sa pritej, duke e detyruar të mos japë kontributin e tij në skuadrën e Vllaznisë gjatë këtyre javëve. Tashmë, Bismark është gati për të marrë minutat e tij të para në ndeshjen e rradhës, duke synuar të japë ndikimin e
Nov 18


Uji mbi 1 metër në nënkalimin, drejtuesi shpëtohet në momentet e fundit
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje serioze në nënkalimin e Mamurrasit, i cili është mbushur me më shumë se 1 metër ujë. Për shkak të mungesës së çdo lloj tubacioni apo sistemi kanalizimi, uji është grumbulluar me shpejtësi, duke bllokuar disa automjete. Në pamjet e siguruara shihet një mjet që fundoset pothuajse i tëri, ndërsa drejtuesi i tij arrin të dalë vetëm falë ndihmës së një qytetari që ndodhej aty pranë.
Nov 18


Bllokuan rrugën gjatë protestës: Policia e Pogradecit procedon penalisht 8 persona
Policia e Pogradecit ka nisur ndjekjen penale ndaj tetë shtetasve, pasi dyshohet se gjatë një proteste të zhvilluar një ditë më parë kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin në aksin rrugor “Qukës–Qafë Pllocë”, në fshatin Kalivaç. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka filluar procedimi penal ndaj shtetasve A. A., 46 vjeç, K. H., 25 vjeç, L. H., 39 vjeç, G. H., 58 vjeç, D. H., 60 vjeç, A. H., 35 vjeç, A. H., 33 vjeç dhe O. S.,
Nov 18


Shqipëria U-19 mbyll me zhgënjim kualifikueset e Europianit, humbja ndaj Malit të Zi e zbret në vendin e fundit
Kombëtarja shqiptare U-19 ka mbyllur me rezultat negativ aventurën në kualifikueset e Kampionatit Europian, duke mos arritur të përmbushë objektivin e vendosur nga FSHF-ja, që synonte marrjen e vendit të parë në grup, sidomos duke qenë se miniturneu u zhvillua në Shqipëri. Pas disfatës 0–3 ndaj Ukrainës dhe barazimit 0–0 me Sllovakinë, kuqezinjtë kishin nevojë për fitore në ndeshjen e fundit kundër Malit të Zi, zhvilluar në “Niko Dovana”, për të siguruar të paktën vendin e dy
Nov 18


Tezja e Daorsa Spahijas: “Dyshojmë se ajo nuk është vetëv*arë” – Familja kërkon zbardhjen e plotë të rastit
Familjarët e Daorsa Spahijas, studentes së mjekësisë që ndërroi jetë në Tetovë, vazhdojnë të kërkojnë sqarime të plota mbi rrethanat e ngjarjes. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, tezja e 19-vjeçares ka deklaruar se familja dyshon që vdekja e saj nuk ka qenë vetëvrasje, por se mund të jetë shkaktuar nga i dashuri i saj. Sipas tezes, Daorsa kishte ambicie të mëdha akademike dhe po planifikonte të vijonte doktoraturën në Tiranë, ndaj familjarët nuk besojnë se ajo
Nov 18


Kuqezinjtë dhe momentet e pritjes. Rivalët e Play-Off-it të botërorit në shënjestër
Shqipëria është kualifikuar për herë të parë në fazën “Play-Off” të një Kupë Bote. Kuqezinjtë tashmë presin me padurim për të mësuar se cili do të jetë kundërshtari i tyre në këtë fazë. Rivali i parë i mundshëm i ekipit kombëtar është Çekia, ndërsa të tjerët e mundshëm janë Sllovakia, Skocia dhe Irlanda. Tashmë, për herë të parë, FSHF-ja ka reaguar për shortin. Siç dihet, shorti do të hidhet ditën e enjte, më 20 nëntor. Në këtë ditë, të gjithë do të jemi "sy e veshë" nga Nyon
Nov 18


Një tragjedi me lidhje familjare dhe mistere që ndezin debatet në opinion
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur së fundmi në kryeqytet, ku 44-vjeçari Francesk Shkambi u qëllua për vdekje jashtë restorantit të njohur “Prime 7”. Kjo ngjarje ka shkaktuar shumë reagime dhe ka ndezur një debat të gjerë në opinion lidhur me rrethanat dhe motivet e vrasjes, sidomos për shkak të lidhjeve të ngushta familjare që lidhen me viktimën dhe një rast tjetër të njohur të dhunës me përmasa dramatike. Francesk Shkambi, i cili ishte kushëri i Elvis Shkambit, n
Nov 18


Flamurtari shënon fitore spektakolare 9-0 ndaj Tomorit, Laçi mposht Luftëtarin në Kupë
Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë përfunduan dje me rezultate të ndryshme, ndërsa skuadrat po përgatiten për sfidat e radhës në turet e ardhshme. Në një përballje të jashtëzakonshme, Flamurtari shënoi një fitore të thellë 9-0 ndaj Tomorit, duke siguruar kalimin në turin 1/8, ku do të përballet me Elbasanin. Ndërkohë, Laçi fitoi 2-0 ndaj Luftëtarit dhe siguroi një vend në fazën tjetër të Kupës. Skuadra nga Laçi do të sfidojë Bylisin në ndeshjen e ardhshme, duke tentuar të kualifi
Nov 18


Zegjine Çaushi banore e "Big Brother Vip 5"?! Ish-banori: Do kuptonim pse është e ...
Ronaldo Sharka ishte i ftuar sot në “Shqipëria Live” ku foli në lidhje me emrat e përfolur për të qenë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother Vip” që nis nga dhjetori në Top Channel. Sharkës iu tregua dhe fotoja e deputetes së Partisë Socialiste Zegjine Çaushi, e njohur për lapsuset dhe deklaratat e saj në Kuvend dhe jashtë tij. Sipas Sharkës, “Big Brother” do i shërbente më shumë Çaushit, se sa po i shërben politika. Mes emrave të tjerë që mund të jenë banorë të mundshëm
Nov 18
bottom of page



