Bllokuan rrugën gjatë protestës: Policia e Pogradecit procedon penalisht 8 persona
- Korca Boom
- Nov 18
- 1 min read
Policia e Pogradecit ka nisur ndjekjen penale ndaj tetë shtetasve, pasi dyshohet se gjatë një proteste të zhvilluar një ditë më parë kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin në aksin rrugor “Qukës–Qafë Pllocë”, në fshatin Kalivaç.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka filluar procedimi penal ndaj shtetasve A. A., 46 vjeç, K. H., 25 vjeç, L. H., 39 vjeç, G. H., 58 vjeç, D. H., 60 vjeç, A. H., 35 vjeç, A. H., 33 vjeç dhe O. S., 41 vjeç, të gjithë banues në fshatrat Dunicë dhe Trebinjë.
Sipas policisë, këta shtetas dyshohet se, gjatë protestës, kanë tentuar të bllokojnë rrugën me qëllim pengimin e lëvizjes së automjeteve.
Hetimet për ngjarjen vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë.
"KORCA BOOM"



















