Shkolla 9-vjeçare “Sotir Gurra”, një nga shkollat më të vjetra të Korçës po rikonstruktohet!
- Korca Boom
- Nov 19, 2025
- 1 min read
Shkolla 9-vjeçare “Sotir Gurra”, një nga shkollat më të vjetra të Korçës po rikonstruktohet.
640 nxënës dhe 47 mësues të kësaj shkolle do të zhvillojnë mësimin në ambiente totalisht të rikonstruktuara dhe kushte bashkëkohore.
Rikonstruksioni përfshin të gjitha ambientet e brendshme dhe të jashtme të shkollës, duke përmirësuar klasat, laboratorët, hapësirat për mësuesit dhe palestrën moderne për aktivitetet sportive.
Faleminderit nxënësve, mësuesve dhe prindërve për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Arsimi është një nga katër drejtimet kryesore të vizionit tonë për zhvillimin e Korçës.
“KORÇA BOOM”





















