top of page

1 javë protestë/ Inva Mula: Reagoni, nesër është vonë

16 hours ago
1 min read

Artistja e mirënjohur shqiptare, Inva Mula ka reaguar për protestat e të rinjve të cilat kanë nisur prej 1 jave.


Mula ka kërkuar reagimin e të gjithëve duke nisur nga intelektualë, artistë, prindër, motra e vëllezër.


“Nesër është vonë”, shkruan Mula.


“Në vitin 1898, shkrimtari francez Emile Zola ngriti zërin me letrën e tij historike “J’Accuse” (Unë akuzoj!).


Duke denoncuar një padrejtësi dhe duke refuzuar heshtjen.


Në frymën e kësaj thirrjeje historike, le të mos heshtim!


Intelektualë, artsitë, prindër, motra e vëllezër, ju lutem, reagoni!


Nesër është vonë!”, shkruan Mula./ cna.al

“KORÇA BOOM”


bottom of page