top of page

11-shi i javës së 6-të/ Ergi Zenullari dhe Saleh Nasr në më të mirët!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 7
  • 1 min read

Pas përfundimit të javës së 6-të të ndeshjeve në Kategorinë e Parë, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen titullare dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave sipas skemës 4-2-3-1.


Portieri më i dalluar i javës është shpallur ai i Apolonisë, Leonard Kacaj.


Katërshja e vijës difensive përbëhet nga: Ergi Zenullari (Skënderbeu), Serxhio Xhika (Korabi), Adolf Selmani (Iliria), Arlind Kurti (Laçi).


Para vijës së mbrojtjes rreshtohen Redon Laho i Korabit dhe Stiven Puci i Luftëtarit.


Në mbështetje të sulmit janë tre lojtarët: Olola Romeo i Lushnjes, Saleh Nasr i Skënderbeut dhe Xhovalin Trifoni i Apolonisë.


Në majën e sulmit spikati sulmuesi i Luftëtarit, Kalonji Nyanguila.


Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Luftëtarit, Besmir Shabani.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page