Bledi Shkëmbi dhe Struga e tij “pa frena” në kampionat, Vardari bën detyrën në shtëpi
- 2 hours ago
- 1 min read
Struga vazhdon momentin e saj pozitiv në kampionat, teksa merr fitoren e dytë radhazi, këtë radhë përballë Makedonijas me rezultatin e pastër 3-0.
Takimi u vendos që në pjesën e parë në sajë të golave të Hamza, Bojku dhe Jevtoskit.
Skuadra e drejtuar nga Blendi Shkëmbi këmbëngul për një kualifikim në Ligën e Konferencën, pozicion i cili mbahet momentalisht nga Shkëndija e Tetovës që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.
Në anën tjetër, Vardari me fitoren minimale 1-0 përballë Brera Strumica përforcon pozitat në krye të klasifikimit duke shkuar në 58 pikë.
“KORÇA BOOM”
















