Alarm në hyrje të qytetit, qëllon 5 herë me a*më dhe i vendos p*stoletën në kokë një shtetasi
- 2 hours ago
- 1 min read
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në hyrje të qytetit të Sarandë, duke shkaktuar alarm tek banorët dhe kalimtarët në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka qëlluar 4–5 herë në ajër me armë zjarri dhe më pas ka kanosur një shtetas tjetër duke i vendosur armën në kokë. Pas incidentit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip Audi Q7 në drejtim të Borsh.
Burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se i dyshuari mund të jetë ndaluar nga policia, ndërsa pritet një konfirmim nga autoritetet.
Ndërkohë, forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit, si dhe për verifikimin e të gjitha detajeve që lidhen me këtë ngjarje
"KORCA BOOM"















