3 Dhjetori/ Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi Ndryshe
- Korca Boom
- 19 hours ago
- 1 min read
3 Dhjetori/ Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi Ndryshe
Në Qendrën Komunitare dhe në Shkollën Speciale Korçë u zhvillua sot aktiviteti sensibilizues me rastin e 3 Dhjetor, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi Ndryshe.
Qendra Komunitare vijon të jetë një hapësirë model për mbështetjen, zhvillimin dhe përfshirjen sociale të fëmijëve dhe familjeve që kanë nevojë për kujdes të specializuar.
Ky aktivitet shërbeu për të theksuar vlerat që na udhëheqin dhe angazhimin për të garantuar të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
Faleminderit ekipeve profesionale, prindërve dhe komunitetit që çdo ditë kontribuojnë në krijimin e një Korçe më gjithëpërfshirëse dhe më humane.
“KORÇA BOOM”






















