top of page

3 medalje ari për Shqipërinë/ Emil Open në Republikën Çeke shënoi një tjetër sukses për Special Olympics Albania

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Finalja e 4th V4 Winter Games – Emil Open në Republikën Çeke shënoi një tjetër sukses për Special Olympics Albania.


Shqipëria u përfaqësua nga 7 atletë në 4 disiplina: Snowshoeing, Stafetë Snowshoeing, Cross Country Skiing dhe Para Alpine Skiing.


Rezultatet e ekipit shqiptar ishin mbresëlënëse duke rrëmbyer 3 medalje ari: dy në Snowshoeing dhe një në Para Alpine Skiing. Një medalje argjendi në Stafetë Snowshoeing dhe tre medalje bronzi në Cross Country Skiing, në Snowshoeing, në Para Alpine Skiing.


Falë mbështetjes së Coca-Cola, ekipi shqiptar përfaqësoi denjësisht sportin gjithëpërfshirës dhe na bëri të gjithëve krenarë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page