top of page

KATEGORIA E DYTË/ Rikthehet në fushë Devolli, maliqarët e kanë pushim!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Kategoria e Dytë do të rikthehet këtë fundjavë të luajë ndeshjet e saj të para për vitin 2026. Skuadrat e kësaj kategorie do të zbresin në fushë për të nisur kështu pjesën e dytë të sezonit.


Tashmë është zbuluar edhe axhenda e javës së 11-të të kampionatit. Kështu ditën ditën e dielë marrin skenën skuadrat e grupit B, atje ku bëjnë pjesë Devolli dhe Maliqi, por maliqarët e kanë pushim dhe në këtë mënyrë do të startojnë një javë më vonë.


Më 1 shkurt do të përballen:


Tomori – Shkumbini

Devolli – Delvina

Eagle – Partizani B

Këlcyra – Oriku

Butrinti – Bylis B.

Maliqi-pushim


Edhe këto përballje do të luhen paralelisht në orën 13:00.

“KORÇA BOOM”


bottom of page