top of page

U përfol te Skënderbeu, Uerdi Mara firmos me skuadrën e re

  • Jan 27
  • 1 min read

Mesfushori Uerdi Mara është rikthyer te skuadra e Dinamo Batumit në Gjeorgji, vetëm 25 ditë pas largimit të tij nga ky klub.


26-vjeçari, i cili ishte shpallur lojtar i lirë në fillim të janarit, ka nënshkruar një kontratë të re që e mban lidhur me kampionët gjeorgjianë edhe për dy vitet e ardhshme.


Mara iu bashkua fillimisht Dinamo Batumit në shkurt të vitit 2024 në formë huazimi, përpara se klubi të blinte kartonin e tij nga turqit e Kaciorengucu në mars të vitit 2025 për shifrën e 30 mijë eurove. Gjatë sezonit të kaluar, ai ishte një pikë kyçe e formacionit, duke shënuar 5 gola dhe dhuruar 6 asiste.


Megjithëse pati interes nga disa klube të Kategorisë Superiore në Shqipëri, përfshirë edhe ish-ekipin e tij Skënderbeun, mesfushori zgjodhi të vijojë karrierën jashtë vendit në një ambient që e njeh mirë./ CNA

“KORÇA BOOM”


bottom of page